Punëtori bie nga objekti, dërgohet në QKUK, nisin hetimet
Një person ka rënë derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushë-Kosovë.
Për shkak të lëndimeve ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një objekt në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim. Policia në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës kanë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti. /Kosova.info/
