Punëtorët e IKSHPK-së në grevë, nuk kryejnë teste për COVID

Punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë hyrë sot në grevë 8-orëshe.

Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik – IKSHPK.

Për shkak të grevës, në këtë institut sot nuk janë kryer teste për COVID-19 dhe shërbime të tjera.

Punëtorët e IKSHPK-së kanë hyrë në grevë edhe gjatë javës së kaluar, ku të enjtën nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.

Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00. 

Go to TOP