Pula mos me pa ëndërr që ha grurë, ngordhë!

Shkruan: Marin SOPI

E di me çfarë peripetish ballafaqohen këta burra dhe gra që njëherë e përgjithmonë duan të largohen nga ndikimi i islamit politik, sepse edhe ne llapushnikasit kemi kaluar nëpër këtë ferr linçimi, përbuzjeje e deri në përndjekje, herë fshehtas e herë haptas.

Ju sot jeni në një pozitë pak më të lehtë, meqë edhe ato shtete që eksperimentuan në vendin e tyre me këtë “mall” dhe na e shitën ne me një çmim të lirë, e herë herë falas, në emër të Ndihmave Humanitare, sot e kanë kuptuar se sa e rrezikshme është ta mbash iriqin në gji.

E keni më të lehtë, sepse mund të “mësoni” nga pervoja jonë, jo dhe aq e lehtë.


E dëgjova një bashkëvendës këtu të Llapushnikut, i cili tha se, këta të “Deçanit” prapë kthehen, sepse janë në pozitë “As me sheher e as me Barilevë”, sepse do kenë presionin e djemve, vajzave, nipave dhe mbesave, të cilët ata do përcaktohen për islamin.


Keni të drejtë me menduar ashtu, i thashë: Pula mos me pa ëndërr se të nesërmen ha grurë, ngordhë!

Go to TOP