Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit
Prokuroria Speciale, e ka konfirmuar ndalimin e Naser Hafizit, ushtrues i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore.
“Konfirmoj arrestimin e të njëjtit”, tha shkurt për RTK zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
Hafizi është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.
Ndryshe të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
