Profesor Maloku: Z-ja e Putinit në makinë dhe autoblindë, duhet ta alarmoj Ameriken!

Sot në veri të Kosovës, grupet kriminale serbe që protestuan ia kanë vendosur simbolin rus ‘Z’ një veture të KFOR-it amerikan.

Kjo fotografi është shfaqur sot në mediat tonë ku edhe pati mjaftë reagime.

Për këtë ka reguar edhe profesori dhe analisti politik Fadil Maloku.

“Z-ja e famshme e Putinit në Ukrainë, e sapo gravuar në autoblindën e Policisë së Kosovë dhe në veturën e KFOR-it amerikan, nga ana paramilitarëve të Vagnerit të Putinit, DËSHMON, më së miri se argumenti i “vijës ndarëse” midis Rusisë dhe Amerikës, është pikërisht veriu i Kosovës e jo taktika dhe strategjia e “shkurorëzimit” të Serbisë nga Rusia! Ngase, kjo kurrë s’do ndodh!”, thotë profesori.

Sipas tij, tani, të kota janë “klithmat” tona të brendshme (që mund të jenë të ambalazhuara në ndërkohë edhe me interesa meskine; klanore, partiake e ideologjike) dhe “apelet” e jashtme (që vijnë nga Brukseli), nëse ne gjeopolitikën amerikane nuk figuron “veriu” i Kosovës, si pjesë e sferës së interesit të sajë gjeostrategjik!

“Kështu që “loja cic-mic”, që po zhvillohet aktualisht në veri, nuk është as e rastësishme, as indolente, e as naive! Ajo është (besoj shumë) e vetëmenagjuar dhe e “mirëmbajtur” nga syri i “big brother-it”!”

“Pra, Amerika, nëse e ka strategjinë e përpikët (a unë besoj se po!) për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ajo kurdo që i levërdisë “interesave kisingjeriane” i “ndihmon (lexo; ndëshkon!) akterët luftënxitës” që të shpushtetëzohen (lexo;lirohen nga fuqia politike)!Mos të harrojmë që Presidenti serb, përmes “djepit të Kosovës” për dy dekada e ka mbajtur pushtetin…”, thotë profesori Fadil Maloku.

Go to TOP