Prishtinë, ngritet aktakuzë ndaj një personi për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër të pandehurit Sh.H.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aktakuza është ngritur për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, të kryera në vazhdimësi, dhe veprën penale të kontrabandimit të migrantëve gjithashtu, të kryera në vazhdimësi, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit Sh.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Prokuroria, veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa te gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë. ​

Go to TOP