Prishtinë: Ekspozita e fotografive të zonave rurale Ballkanit nga vëllezërit Manaki gjysma e parë e shekullit të XX-të

Prishtinë, 20 prill 2023
Autori përkthim dhe përshtatje: Berzat Berzati

Një mundësi unike për të gjithë dashamirët e fotografisë historike nga gjysma e parë e shekullit të 20-të në zonat rurale të Ballkanit. Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani ka shpallur ekspozitën e fotografive “Njerëz pas objektivit” të vëllezërve Janis dhe Miltos Manakis transmiton Kosova.info

Hapja e ekspozitës është paralajmëruar nga ora 18:00 e datës 25 maj, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 5 maj të këtij viti. Gjithashtu vlen të theksohet se ekspozita e fotografive mbahet me mbështetje Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Lufta Maqedonase dhe Historia Moderne e Maqedonisë” në Selanik.

Natyrisht, një kënaqësi e veçantë do të jetë premiera e një dokumentari të përgatitur enkas për këtë rast, i cili i jep një dinamikë të re vetë ekspozitës.

Rreth autorëve:

Vëllezërit Manaki nga Grevena e Greqisë ishin fotografë dhe kineast vizionarë të cilët vizituan fshatrat dhe qendrat urbane të Ballkanit, duke dokumentuar jetën e punëtorëve, momentet e pushimit, monumentet arkitekturore dhe ngjarjet historike dhe sociale që paralajmëruan ndryshimet e gjysmës së parë të shekulli i 20-të.

Go to TOP