Prishtinë, brenda javës policia konfiskon 5 armë, shqipton 4 mijë gjoba

Policia e Kosovës vetëm në rajonin e Prishtinës, brenda një jave, ka konfiskuar 5 armë zjarri të kalibrave të ndryshme, ka shqiptuar rreth 4 mijë gjoba kundërvajtëse si dhe ka realizuar mbi 200 urdhëresa të gjykatës.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, njofton policia nëpërmjet një komunikate për media.

​Ndërkohë që aktivitete policore, janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.  Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3998 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP