Prishtina ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor

Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare.

Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.

Një balonë me flamurin e Shqipërisë. Prishtinë, 28 nëntor 2021.  

Fëmijë të veshur me veshje kombëtare vallëzojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Prishtinë, 28 nëntor 2021.

Në sheshet e Prishtinës, për nder të 109-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u organizuan një sërë aktivitetesh. 

Flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës janë vendosur në një ndërtesë në qendër të Prishtinës më 28 nëntor 2021. 

Qytetarët dolën në sheshet kryesore të Prishtinës për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. 

Shitësit në Prishtinë për festën e 28 Nëntorit ekspozuan edhe piktura dhe artikuj të tjerë me motive kombëtare shqiptare. 

Pikturë me portretin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut u vendos në tezgën e një shitësi në Prishtinë më 28 nëntor 2021. 

Dy vajza mbajë në duar flamurin e Shqipërisë. Prishtinë, 28 nëntor 2021. 

Shitësit ambulantë shitën flamuj të Shqipërisë më 28 nëntor 2021. 

Një vajzë në Prishtinë mban në duar një pikturë me portretin e Hyjneshës në Fron, që është edhe simboli i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. 

Në qendër të Prishtinës, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, shitësit kanë ekspozuar edhe veshje kombëtare. 

Një prind me vajzën e tij qëndrojnë pranë një tezge, ku janë vendosur disa plisa. Prishtinë, 28 nëntor 2021. 

Qytetarët kalojnë pranë disa flamujve të Shqipërisë të vendosur në sheshet e Prishtinës më 28 nëntor 2021. 

Më 28 nëntor, Partia Socialdemokrate organizoi një aktivitet ku vendosi një pano pranë Qeverisë së Kosovës. Aty thuhej “referendum paqësor dhe demokratik për bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar së fundmi se ai do të votonte për bashkimin me Shqipërinë, nëse do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik. 

Go to TOP