Prishtina eliminohet nga Konference League

Prishtina pavarësisht fitores në ndeshjen e parë kundër Bodo/Glimt në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, në ndeshjen kthyese në Norvegji u mposht me rezultat 2-0.

Golin e parë në ndeshje për Bodo/Glimt e shënoi Erick Botheim në minutën e 18-të, skuadra norvegjeze kishte raste të tjera si në minutën e 24-të, por që Patrick Berg e humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë Kampioni i Norvegjisë shënoi edhe njëherë në minutën e 78-të, me lojtarin e njëjtë Erick Botheim, Prishtina kishte dy raste ideale në fund të ndeshjes me Mankendan dhe Mendurim Hoti por që nuk ishin të saktë para portës.

Go to TOP