Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Prishtina dhe Gjilani kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2

Arlind Shabani (41′) dhe Albin Prapshtica (63′) shënuan golat për vendasit, kurse Albert Dabiqaj (57′, 75′) shënoi të dy golat për mysafirët.

Prishtina renditet e treta në tabelë me 23 pikë, aq sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë.

Skuadra kryeqytetase ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Go to TOP