Prishtina dhe Drenica ndajnë pikët
Prishtina dhe Drenica kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 30-të në Superligën Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Leotrim Kryeziun, në minutën e 37-të, teksa Drenica arriti ta barazonte rezultatin pak para se të përfundonte pjesa e parë me Osman Meziun.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan që të gjenin golin e fitores, por që në fund ndeshja përfundoi pa fitues.
Prishtina pas këtij barazimi mbetet në vendin e 5-të, me 39 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Drenica në pozitën e 7-të, me 36 pikë.
