Pretendmi bombë nga mediet turke, sulltanesha ‘Mahidevran’ kapet mat me biznesmenin e martuar

Aktorja Nur Fettahoglu që njihet tashmë nga të gjithë prej roleve në serialet shumë të ndjekur, “Sulejmani i madhërishëm” në rolin e sulltaneshës Mahidevran dhe “Dashuri e ndaluar” në rolin e Pejkerit është vendosur në qëndër të vëmëndjes përsa i përket jetës së saj private.

Mediet turke pretendojnë se Fettahoglu është parë mbrëmjen e kaluar me një biznesmen shumë të njohur në Turqi, Hasan Ali Ceylan.

Sipas këtyre lajmeve, dyshja kanë kaluar tre orë një një lokal kur më pas aktorja është larguar e para nga vendi i takimit ndërsa biznesmeni doli dhe e ndoqi Fettahoglu me makinën e tij.

Dyshja të cilët hypën në të njejtën makinë nuk i përfillën rregullat e qarkullimit rrugor kur kuptuan se po vëzhgoheshin.

Gjithashtu mediet turke shtojnë se dyshja kanë këmbyer puthje në makinë dhe janë larguar më pas me shpejtësi.

Avokati i Fettahoğlu-s, i cili pas akuzës ka kontaktuar me mediet është shprehur se personi me të cilën aktorja u fotografua nuk ishte biznesmeni Hasan Ali Ceylan.

Go to TOP