Prestreshi tregon për faktorët që po i shkaktojnë partisë në pushtet rënie elektorale prej 17%
Njohësi i ekonomisë Valon Prestreshi ka analizuar se partia në pushtet mund të pësojë një rënie elektorale prej 17%, duke u nisur nga disa faktorë specifikë.
Sipas tij, humbja natyrale e përkrahjes, sidomos kur një parti qeverisë e vetme, mund të sjellë rreth 3% ulje.
“Aktivistët e pakënaqur dhe premtimet e parealizuara kontribuojnë me -1% dhe -5%.m Ndërkohë, opozitë-bërja, prishja e raporteve me ndërkombëtarët dhe faktorë si largimi i deputetëve, ndikojnë në humbjen e mbështetjes”, ka shkruar ai.
Prestreshi vlerëson se kjo rënie do të rezultojë në përkrahje elektorale prej rreth 33%. /Kosova.info/
