Presidentja Osmani: Rikthim me mirënjohje në Universitetin e Pittsburgh-ut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë gjatë një rikthimi në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, institucion ku ajo ka studiuar dhe më pas ka ligjëruar për disa vite.
Osmani tha se ishte një nder i veçantë të rikthehej në këtë universitet duke vlerësuar kontributin e tij në mbështetjen e ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm që sot japin një rol të rëndësishëm në Kosovë.
“Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar,” ka theksuar Presidentja. /Kosova.info/
Prev Post
Diaz i mahnitur me Kane
