Presidenti i Letonisë viziton Kosovën, Policia paralajmëron masa të përkohshme trafiku
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën e Kosovës më 20 dhe 21 mars 2025.
Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të veçanta për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për sigurimin e eskortës gjatë lëvizjeve dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Në këtë kuadër, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, kryesisht përgjatë itinerarit të eskortës dhe në afërsi të objekteve shtetërore. Trafiku do të riorientohet në rrugë alternative në intervale të shkurtra kohore.
Policia e Kosovës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, duke i ftuar ata të ndjekin udhëzimet për të shmangur vonesat dhe pengesat gjatë dy ditëve të vizitës. /Kosova.info/
