Peci e Gërvalla do të udhëheqin me partinë GUXO
Guxo ka zgjedhur një formë kreative për bashkëkryesim të Partisë. Anëtarët e partisë kanë vendosur për modelin që është përdorur në Gjermani por edhe në Skandinavi, që kryesimin e partisë ta ketë Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Kështu thonë burimet brenda subjektit politik, që në këto momente po voton dhe po e formalizon vendimin e fundit .
Pra, Guxo do të drejtohet nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla, opsion i paparë deri më tani në subjektet politike kosovare.
