Pozhari kritikon PZAP për refuzimin e ankesës së VV-së: Legjitimim i skemave keqpërdoruese

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas Pozharit, ky vendim është problematik, pasi edhe vetë pjesëtarë të LDK-së kanë folur për një skemë favorizuese në këtë proces. Megjithatë, PZAP ka argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e VV-së.

“E turpshme. Ky është legjitimim i skemave keqpërdoruese,” ka shkruar Pozhari duke kritikuar atë që ai e cilëson si mungesë vullneti për të hetuar më tej këtë çështje.

Vendimi i PZAP-së mund të apelohet në Gjykatën Supreme, por mbetet për t’u parë nëse Vetëvendosje do ta ndjekë këtë rrugë ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP