Pozhari ironizon Hekuran Muratin: Po u bo veç me shkru statusa, po bohem edhe unë ministër
Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar me ironi ndaj aktivitetit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, në rrjetet sociale. Ai ka thumbuar Muratin për publikimin e shpeshtë të statuseve duke aluduar se ministri po fokusohet më shumë në propagandë sesa në punë konkrete.
“U knaq Hekuran Murati t’u shkru statusa çdo orë. Jo, sa për kështu po bohem ministër edhe unë,” shkroi Pozhari në një postim në Facebook.
Ai i bëri thirrje Muratit që të marrë veprime të prekshme, si rritja e pensioneve, në vend që të fjaloset me të gjithë në rrjete sociale. “Çu vëllau jem, rriti pensionet, bile ta sheh hajrin dikush, se mete tu u fjalos me një dynja. Krejt me behane, veç ti i mirë,” shtoi Pozhari. /Kosova.info/
