Polonia lëshon urdhër për arrestimin e tre bjellorusëve mbi devijimin e një avioni

Një gjykatë polake urdhëroi të premten arrestimin e tre zyrtarëve bjellorusë të akuzuar për devijimin e paligjshëm të një fluturimi të kompanisë “Ryanair” në vitin 2021 për të kapur një gazetar disident në bord.

Zyrtarët e kontrollit të trafikut ajror detyruan avionin që ishte nisur nga Greqia për në Lituani të ulej në Minsk pas një alarmi të rremë për bombë dhe arrestuan gazetarin Roman Protasevich dhe shoqëruesen e tij Sofia Sapega. Pas hetimeve, “gjykata rajonale e Varshavës njoftoi tre urdhra arresti për tre persona” të përfshirë në devijimin e avionit të regjistruar në Poloni, tha zëdhënësja e gjykatës, Anna Ptaszek.

Shërbimi i prokurorisë shtetërore të Polonisë tha se në mesin e këtyre personave janë një ish-drejtor i agjencisë bjelloruse të aviacionit, një drejtues ekipi në kontrollin e trafikut ajror në Minsk dhe një zyrtar nga shërbimi bjellorus i sigurisë, KGB.

Tre burrat banojnë jashtë Polonisë, por zoti Ptaszek tha se gjykata ka urdhëruar “prokurorët të kërkojnë procedura për t’i ndjekur ata ndërkombëtarisht”, tha zonja Ptaszek.

Gjykata tha se të tre personat përballen me dënime të mundshme prej 15 vjetësh për devijimin e një avioni, nën akuza të rënduara duke e kategorizuar atë si një veprim “terrorist”.

Gazeta polake Gazeta Wyborcza citoi auto-regjistrime nga kulla e kontrollit të aeroportit të Minskut në ditën e fluturimit, të cilat u publikuan nga një kontrollor i cili më vonë iku në Poloni.

Në janar të vitit 2022, një gjykatë federale e Nju Jorkut akuzoi katër bjellorusë për “komplot për të vjedhur një avion.”

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil të OKB-së e quajti devijimin avioni veprim “i paligjshëm”.

Kërcënimi për bombë “ishte qëllimisht i rremë” dhe u urdhërua nga “zyrtarë të lartë të qeverisë së Bjellorusisë”, tha OKB përmes një deklarate në korrik të vitit 2022.

Protasevich u dënua me tetë vjet burg në vitin 2023, por më vonë u fal pasi aleatët e tij thanë ai ishte detyruar të regjistronte një video në të cilën ai “pranonte” fajësinë për incidentin.

Go to TOP