Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova.
Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar.”
Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.
“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lënduar”
Hoxha tha se për detaje tjera do të njoftojnë prapë.
