Policia kryen kontrolle në shkolla të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë kryer kontrolle sigurie në shkolla, ku janë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollimit, në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, një maskë, dhe një boks metali.

“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll  posedim apo shfrytëzim i  paautorizuar i  armës dhe municionit”, thuhet në njoftim.

Policia mbetet e përkushtuar për  bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e arsimit  në parandalim dhe ofrimin  e sigurisë në shkolla. /Kosova.info/


Go to TOP