Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 61-vjeçarit nga Gjilani

Policia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 61-vjeçarit nga Gjilani, i cili është raportuar i zhdukur.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ai më datën 27 të muajit të kaluar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, ka thënë policia.

Go to TOP