Policia e Kosovës u lejon kalimin transit boksierëve serbë për në Maqedoni të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në veri është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilit kanë kërkuar që të kalojnë transit përmes Kosovës në Maqedoni të Veriut.

PK-ja bëri të ditur se ata donin të merrnin pjesë në një turne.

“Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP