Policia e Kosovës tregon sa aksidente ndodhën në ditën e fundit të javës

45 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në Kosovë.  

Asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Siç njofton Policia  e Kosovës në raportin 24 orësh, 27 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 me dëme materiale

E për shkak të mos respektimit të shenjave të komunikacionit, Policia i ka shqiptuar 1 mijë e 486 gjoba.

Go to TOP