Policia e Kosovës kryen aksion kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës tha se ka mbyllur tetë lokale gjatë kontrolleve dhe inspektimeve nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.

Policia tha se kontrollet janë kryer më 3 dhjetor në 43 lokale në rajone të ndryshme të Kosovës.

Sipas njoftimit, në këto lokale, autoritetet kanë hasur 286 punëtorë të legjitimuar, nga ta 133 shtetas dhe shtetase të Shqipërisë e të Kosovës, 19 të Serbisë dhe dy të Bullgarisë.

“Të gjithë shtetasve të huaj, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës, qëndrimit, do të vazhdohet me verifikimin e tyre dhe do të referohen në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë këtij aksioni, sipas Policisë së Kosovës, është konfiskuar edhe një armë zjarri.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP