Policia e Kosovës e fton qytetarët për bashkëpunim, krijon mundësi shtesë për komunikim me ta

Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimit të ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, Policia e Kosovës ka të publikuar edhe numrat kontaktues pa pagesë (192 , 0800 19999, 038 550 999), si dhe numrat e të gjitha stacioneve policore, përfshirë e-mailin zyrtar [email protected].

Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive shtesë për bashkëpunim, komunikim dhe raportim të rasteve kriminale ka ofruar dhe njëherit publikuar platformën digjitale “LAJMËRO POLICINË”, e cila mund të përdoret dhe shkarkohet në pajisjet mobile në tri gjuhët, shqip, serbisht dhe anglisht.

Që nga lancimi i këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës në nivel vendi janë raportuar rreth (10.700) raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim në gjitha rajonet policore posaçërisht në rajonin e Mitrovicës Veri , që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme për ta.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP