​Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjeta fishekë

Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka kryer sot pasdite një bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar A.S. (43).

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri – pistoleta dhe 67 fishekë, raporton KosovaPress.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.


Go to TOP