Policia arreston të dyshuarin që kërkohej me 12 urdhëresa

Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.

“Ndaj personit të dyshuar E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit. /Kosova.info/

Go to TOP