Policia arreston katër të dyshuar për detyrim në Pejë

Katër persona janë arrestuar sot në flagrancë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “detyrim”.

Policia e Kosovës ka njoftuare se operacioni policor është realizuar në rajonin e Pejës nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me hetimet rajonale dhe njësitë relevante, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas Policisë, të dyshuarit, përmes formave të ndryshme të kanosjes, i kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin e pronës së tij të blerë ligjërisht.

 Ata dyshohet se kanë detyruar viktimën të paguajë shumën prej 30 mijë eurosh për ta lejuar të ushtrojë të drejtën e tij mbi pronën.

Tutje Policia njofton se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit kompetent.

Policia e Kosovës  rithekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, veçanërisht krimit të organizuar, si dhe sjelljen e personave të dyshuar para organeve të drejtësisë. /Kosova.info/


Go to TOP