Policia arreston dy personat të cilët e rrahën një grua në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët e kanë rrahur një grua me shqelma e boksa në qytetin e Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nëna Terezë”, njësiti i hetimeve në Pejë ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres me ç’rast ka arrestuar dy persona. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit nga ana e prokurorisë janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur Gashi.

Go to TOP