Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak ngricat në rrugë
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, apelon tek tё gjithë pjesëmarrësit nё komunikacion, tё kenë kujdes tё shtuar gjatë lëvizjeve me automjetet e tyre, meqë si shkak i motit të ftohtë ka ngrica në rrugë, gjendje e cila pritet të vazhdojë edhe ditët ne vijim.
“Andaj pёr tё parandaluar aksidentet në komunikacion apelojmë tek tё gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i përshtaten kushteve të rrugëve dhe shenjave tё trafikut”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
Policia, ka rikujtuar se ndaj tё gjithë vozitësve të cilët nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, do tё merr masa për kundёrvajtёsit konform ligjit. /Kosova.info/
