Policët në aksion, civilë e me uniformë

Policia rajonale në Ferizaj, ka nisur një aksion për identifikimin e kundërvajtësve në trafik me dy ekipe, ato të policëve civilë dhe me të tjerë të uniformuar.

Të parët vërejnë shkeljet dhe i informojnë kolegët të cilët disa metra më larg i ndalin dhe gjobitin shkelësit.

Këta të fundit megjithëse po dënohen po i mirëpresin  këto nisma.

Deri tash janë shqiptuar më tepër se 400 gjoba, ndërkaq që të tilla jepen edhe nga vetë ekipet civile.

Go to TOP