Pogba: Juventusi më braktisi në momentet më të vështira
Paul Pogba kritikoi Juventusin për mungesën e mbështetjes gjatë periudhës së tij me suspendim për doping. Fituesi i Botërorit të vitit 2018 u ndëshkua fillimisht me katër vjet për përdorim të substancës DHEA, por dënimi iu ul në 18 muaj pas apelimit
.Gjatë intervistës për TF1, Pogba tha:
“Nuk e ndjeva mbështetjen e duhur nga Juventusi. ishte shumë e vështirë” .
Ai theksoi se klubi nuk ishte “me të” gjatë asaj faze, duke përjetuar periudha të vështira emocionale. Fillimisht i ndëshkuar me katër vite, Pogba fitoi uljen e dënimit pas shpjegimit se kishte marrë një suplement i këshilluar nga një mjek në SHBA, pa qëllim për të përmirësuar performancën.
Pogba tani është i disponueshëm si lojtar i lirë dhe pritet të nënshkruajë për ekipin e Ligue 1, Monaco.
“Jam mendërisht dhe fizikisht gati dhe mezi pres të filloj përsëri. Jam 32 vjeç, por ende ndihem si fëmijë”, përfundoi ai.
Pogba bëri 132 paraqitje me Juventusin gjatë dy periudhave në Torino.
