Pogba: Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar

Futbollisti i Juventusit, Paul Pogba, ka thënë se ndihet i thyer pas dënimit që i është shqiptuar. 

Reprezentuesi i Francës për shkak të përdorimit të dopingut është dënuar me katër vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet. 

“Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë shtesë që shkel rregullat anti-doping”, ka thënë Pogba. “Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar që çdo gjë që kam ndërtuar në karrierën time të futbollit profesional më është hequr”.

Go to TOP