Po mbante armë në brez, arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar, me inicialet T.E., pas informacioneve se në një kafiteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt po mbante një armë në brez.

Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendndodhjen e tij.

Policia ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar dhe i kanë konfiskuar edhe armën.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore. 

Go to TOP