“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu befason ndjekësit me postimin e tij

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Ermali së fundmi ka befasuar teksa ka ’provokuar’ ndjekësit me postimin e tij në Instastory.

Në postimin e tij, këngëtari ka lënë të nënkuptohet se do të ’largohet’ nga rrjetet sociale.

“Te dashur miq, po ju lajmeroj largimin tim përfundimtar nga këtu, e çmoj pafund miqësine tuaj e mbi të gjitha në disa raste kanë qenë argëtuese. Nuk kam ndërmend të rri më këtu, e as të hy përsëri fatmirësisht, dua tu them që nuk kam asgje kundër njeriu apo do iki për dikë në veçanti. Dua tu sqaroj që respekti nga ana ime për të gjithë ju ka qenë i vërtetë, dhe ju kërkoj ndjesë nëse dikë e kam ofenduar apo lënduar. Po tërhiqem sepse e di që nuk i përkas më këtij vendi. Uroj të jeni mirë dhe të lumtur. Kjo ishte letra e El Chapo kur la qelinë e tij para se të arratisej nga burgu“, ka shkruar ai.

Go to TOP