“Po fillon lodhja e Ukrainës”, Johnson paralajmëron për rrezikun

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka folur për publikun menjëherë pas kthimit të tij nga vizita e papritur në Kiev, të premten.

Ai thotë se është e rëndësishme që Britania të vazhdojë të tregojë se po mbështet Ukrainën, ndërsa paralajmëron për rrezikun e “lodhjes së Ukrainës” në të gjithë botën, derisa lufta po zvarritet.

“Rusët janë duke shkuar përpara centimetër pas centimetri dhe është jetike për ne që ta themi atë që e dimë se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë”, u tha Johnson gazetarëve, shkruan BBC.

“Kur lodhja e Ukrainës po fillon, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, tha Johnson.

Ai e përshkroi si “katastrofë” nëse presidenti rus Vladimir Putin do të arrinte t’i siguronte qytetet në jug të Ukrainës dhe Donbas.

Kryeministri thotë gjithashtu se dëshiron të bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar po mbështet ukrainasit në ambicien e tyre për të dëbuar rusët nga gjithçka që Putini ka marrë që nga 24 shkurti.

Go to TOP