Po bënin gara me vetura, gjobiten dy shoferë në Mitrovicë

Dy persona janë gjobitur me nga 400 euro, katër pikë negative si dhe masa mbrojtëse – marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej 10 muajsh, pasi të njëjtit ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, ka njoftuar policia.

Go to TOP