Plot 12 ekipe kombëtare në Kampionatin Mesdhetar në Prishtinë

Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet që muajin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë.

Kështu Kosova edhe një herë do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar.

Kampionatin Mesdhetar e organizon Konfederata Mesdhetare e Hendbollit në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Pritet garë shumë e fortë dhe shumë interesante. Do të marrin pjesë edhe Kombëtare të shteteve me hendboll shumë të zhvilluar. Për Kombëtaren tonë do të jetë një përvojë shumë e çmuar që do të shërbejë shumë për të ardhmen.

🇽🇰Kosova, 🇭🇷Kroacia, 🇸🇰Sllovakia, 🇮🇹Italia, 🇲🇪Mali i Zi, 🇷🇴Rumania, 🇹🇳Tunizia, 🇹🇷Turqia, 🇧🇬Bullgaria, 🇬🇷Greqia, 🇲🇰Maqedonia e Veriut dhe 🇸🇮Sllovenia janë vendet pjesëmarrëse.

Është ky Kampionati i 19-të Mesdhetar.

Të drejtë loje kanë lojtaret e lindura në vitin 2010 dhe më të reja.

Më 9 shkurt janë ndeshjet e para, ndërsa më 14 shkurt përfundon ky kampionat. /Kosova.info/


Go to TOP