Plehrat mbulojnë liqenin e Komanit

Ndoc Mulaj, një nga specialistët e turizmit malor në Shqipëri, ka publikuar pamje ku liqeni i Komanit duke i mbuluar nga mbeturinat.

Mulaj fajëson personat që po hedhin mbeturinat teksa tregon se në prill kanë pastruar liqenin.

“Kjo është situata sot në liqenin e Komanit, pas atij super aksioni që bëmë në prill dhe pas një punë mjaft të mirë e të lavdërueshme që ka bërë KESH dhe Bashkia e Vaut të Dejës më pas për heqjen e vazhdueshme të mbeturinave afër digës. Pra nga po vijnë…?! Ju varkatarë, nëpër kasetofonat tuaj të varkave, duhet të lëshoni atë këngën “Prej te Molla e Kuqe…” sepse po thonë që aty përballë Mollë Kuqe po shkarkohen kamjonat me mbeturina”, shkruan Mulaj.

Go to TOP