Plagosje me armë zjarri në Prizren, mbetet i lënduar një person
Një person është lënduar si pasojë e plagosjes me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit.
“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.
