Plagosja në Prishtinë, viktima në spital i dyshuarit gjendet në arrati

Një person është plagosur të dielën mbrëma në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emshir, rreth orës 22:30.

Sipas policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu, bëhet e ditur se hetimet për rastin kanë nisur.


Go to TOP