Plagoset një person në Sllatinë – policia në kërkim të të dyshuarve

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sllatinë.

Policia ka nisur hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30 kemi marrë informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresje, për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,  ndërkohë policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në rast. 

Go to TOP