Pjesë e parë magjike, Shqipëria kryeson në “Volksparkstadion”

Shqipëria e ka mbyllur në epërsi (1:0) pjesën e parë të ndeshjes kundër Kroacisë, e cila po zhvillohet në Hamburg, në kuadër të Grupit B në Euro 2024.

Kuqezinjtë kanë shkëlqyer gjatë 45 minutave të parë.

Ka qenë Qazim Laçi, i cili ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 11-të.

Ai e ka kthyer në gol me gjuajtje me kokë një harkim të shkëlqyer nga e djathta të Jasir Asanit, duke krijuar festë madhështore në tribuna.

Deri në fund të pjesës së parë Shqipëria pati edhe dy raste të mira.

Fillimisht Nedim Bajrami në minutën e 15-të gjuajti në drejtim të Livakoviqit, por ai arriti ta grushtojë topin në këndore.

Më pas Kristian Asllani doli në rast të pastër shënimi, por gjuajti direkt në portierin kroat.

Go to TOP