Pingpong/Fillon sezoni vjeshtor i garave ekipore në ligën u15 dhe u19 për meshkuj dhe femra

Këtë fundjavë, me datë 9 shtator në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, do të organizohen xhiro e gjashtë dhe e shtatë për ligën U15 për femra dhe meshkuj (A dhe B) dhe ligën U19 për meshkuj dhe femra.

Këto dy xhirot janë pjesë e javës së pestë të kampionatit dhe premtojnë ndeshje emocionuese dhe të pasura me talent.

Ndeshjet fillojnë nga ora 10:00 dhe pritet të ketë ndeshje shumë interesante nga 4 Liga të ndryshme. /Kosova.info/

Go to TOP