Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti

Nuk do të zhvillohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, për shkak të kushteve që janë duke mbretëruar në palestrën “13 qershor” në Suharekë.

Ndeshja pritet të zhvillohet brenda 24 orëve, teksa për orarin e saktë se kur do të luhet pritet të merret vesh në orët në vijim.

Brenda palestrës është ftohtë sipas dy klubeve, teksa nëse do të luhej sipas tyre, do të mund të lëndoheshin lojtarët.

Përballja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 20-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Go to TOP