Pesë klube të Premier League-s pas Abraham
Jo më pak se pesë klube të Premier League-s janë në garë për të rikthyer në Angli sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.
Abrahami kishte kaluar sezon të vështirë tek ‘romakët’ për shkak të lëndimit në gju.
Sipas medieve britanike, aktualisht janë pesë klube angleze që e duan Abrahami-n.
Aston Villa, West Ham, Leicester City, Tottenham, por tashmë edhe Evertoni janë duke bërë garë të ashpër për sulmuesin anglez.
Kjo verë pritet të jetë e ‘nxehtë’ për ish-yllin e Chelsea-s dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë sërish në ishull.
Siç raportohet, kartoni i Abraham kap shifrën rreth 25 milionë euro.