Perparim Gashi i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)


Perparim Gashi, në një deklaratë të gjatë me shkrim, ka bërë të ditur vendimin e tij për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – një hap që ai e quan rrugëtim i ri drejt zhvillimit, dinjitetit dhe forcimit të zërit qytetar.


Gashi tha se përkushtimi i tij i palodhur, vullneti për punë dhe dëshira për të kontribuar në të mirën e përgjithshme e kanë shtyrë të bëhet pjesë e kësaj partie, e cila sipas tij gjithmonë ka qëndruar pranë qytetarëve dhe ka punuar me vendosmëri për të ardhmen e vendit.


“Iu bashkova Aleancës sepse besoj në një rrugë më të mirë, në një Kosovë më të dinitetshme dhe në një ekip që punon me zemër për interesat e qytetarëve tanë. Do të punoj me dinjitet, përkushtim të plotë dhe energji të pandalshme për t’i përmbushur synimet dhe idealet tona të përbashkëta”, tha Gashi.


Ai shtoi se suksesi arrihet vetëm me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, dhe shprehu bindjen e tij të plotë se së bashku me ekipin e AAK-së do të arrijnë rezultate konkrete, të prekshme dhe të dobishme për të gjithë qytetarët.


Në fund, Gashi falënderoi të gjithë ekipin për pritjen e ngrohtë dhe respektin që i është shprehur:
“Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen dhe besimin. Së bashku ecim përpara dhe së bashku do t’ia dalim!”/Kosova.info/

Go to TOP