Përmbyllet programi i bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës e Malit të Zi

Është mbajtur konferenca përfundimtare e programit e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II për Malin e Zi dhe Kosovën gjatë viteve 2014-2022.

Në kuadër të këtij procesi, janë publikuar dhe financuar tri thirrje me 24 projekte të përfunduara deri më tani.

“Programet e bashkëpunimit ndërkufitar kanë për qëllim që komunat e këtyre zonave ku jetojnë, të zhvillojnë aktivitetet e tyre të kenë mundësi dhe përkrahje financiare më të madhe nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

“Ky program ka filluar para 12 vjetësh, në kuadër të IPA I, me nëntë projekte të kontraktuara në vlerë prej 1.6 milionë euro si mundësi e re për bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil”, ka thënë ministrja e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorcevic.

Go to TOP